×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detajet

    Greqia e Turqia morën OSBE, Qeveria shqiptare e tërhoqi kandidaturën e Igli Hasanit para aleancës së pazakontë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2024 | 23:41

    Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën të marrin udhëheqjen e OSBE-s.

    Pas shumë muajsh negociatash me dyer të mbyllura 57 vendet anëtare të kësaj organizate, në mënyrë unanime duket se do te zgjedhin ditën e premte turkun Ferudun Sinirlioglu, një diplomat karriere dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Turk Erdogan, në krye të kësaj organizate.

    Ndërsa diplomatja greke Maria Telalian do të drejtojë ODIRIN-n.

    Gazeta turke online Yetkin Report përmes një artikulli hedh dritë për të gjitha prapaskenat se përse paketa e Ferudun Sinirlioglu triumfoi përballë asaj të Shqipërisë dhe Holandës me kandidaturë ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

    Burime diplomatike kanë shpjeguar për këtë media turke se çelësi i suksesit ishte bashkimi i forcave mes Greqisë së Turqisë përfshi një kompromis diplomatik duke i hapur rrugën Sinirlioğlu në drejtimin e OSBE pasi të jetë aprovuar nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-s.

    Ky kompromis diplomatik shpjegohet me faktin se Greqia dhe Turqia gjatë dy dekadave të fundit kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të tejskajshme.

    E pikërisht dalja me një propozim të përbashkët nga këto dy vende për kreun e OSBE-s është parë si një mundësi e mirë në ndikuarin pozitivisht në të avancuarin e klimës pajtuese mes dy vende.

    Pikërisht ky ishte elementi kyç i dakortësisë për ti dhënë fitoren Ferudun Sinirlioglu, element qe konfirmon që procesi i zgjedhjeve me konsensus të lidershipit të OSBE është i bazuar ne konsiderata gjeopolitike me shume se meritat individuale te kandidateve.

    Top Channel mëson se kjo simbolikë e paketës Turko-Greke dhe qëllimi më i gjerë kolektiv për të kontribuar në një normalizim te qëndrueshëm të marrëdhënieve turko-greke, ishte dhe arsyeja pas vendimit të qeverisë Shqiptare për tërheqjen e Igli Hasanit nga kandidimi për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.

    Paçka se ai ishte propozuar më parë si kandidati individual më i votuar dhe konsiderohej si kandidati më i preferuar nga shumica dërrmuese e vendeve pjesëmarrëse deri ne fund te procesit.

    Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!