Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga zjarrfikëset e qarkut të Korçës, të cilat udhëtuan drejt kufirit për të shkuar për ndihmë në zonën e përfshirë nga zjarret në Alexandropulis.
Sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE-së.
Kjo ka bërë që zjarrfikëset e nisura nga nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana të kthehen pas pas refuzimit nga pala greke.
Zjarrfikëset qëndruan disa orë qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Europian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme./euronewsalbania/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.