Klement Balili është shtruar në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore për shkak të grevës së urisë.
Mësohet se Balili fillimisht është shtruar në spitalin e Elbasanit, por më pas ai është transferuar në spitalin e burgut në Tiranë.
Balili ka shfaqur shqetësime shëndetësore pasi raportohet se ai ka refuzuar ushqimin, si shenjë proteste për mos plotësimin e kërkesës për ndryshimin e sigurisë së burgut, nga siguri e lartë në siguri të mesme.
Po ashtu, në spital kanë përfunduar edhe Arbjon Aliko dhe Genc Balla. Aliko është kthyer në burg pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore. Ai ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA-s në Lazarat disa vjet më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.