×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gruaja e Erion Veliaj mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 20:39

    Ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit Ajola Xoxa aty ku është pritur nga oficerët e BKH të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesën ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.

    Pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykatën e Posaçme, Ajola Xoxa vendosi të kthehet në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.

    Kujtojmë se këtë të hënë (10 shkurt 2025),me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është arrestuar sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave” ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxën. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./Euronews.al.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!