Në kuadër të organizimit të konferencës së parë ndërqeveritare, sot në godinën e kryeministrisë do të ngrihet flamuri i Bashkimit Evropian.
Mediat në Shqipëri raportojnë se të pranishëm pritet të jenë, kryeministri Rama dhe përfaqësues të BE.
Dje në Bruksel, zyrtarisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën negociatat për anëtarësim në BE.
Megjithatë, kohëzgjatja deri te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, konsiderohet relativisht e gjatë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur gjatë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ka thënë se edhe pse pak kohë më parë ishte e vështirë të mendohej se zhbllokimi i procesin e anëtarësimit do të ndodhte, Shqipërisë nuk i ka shkuar kurrë në mendje të heqim dorë.
Ai ka shtuar se në Shqipëri si rrallëherë ka dakordësi të plotë për të ardhmen evropiane të vendit.
Rama ka shtuar se gjatë historisë së Shqipërisë është hera e parë që vendi zgjedhë të ardhmen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.