×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Heroi i ditës, i riu që ndaloi veturën që hyri në sheshin “Skënderbe”: E pashë të arsyeshme të ndërhyja, sigurova jetën e qytetarëve

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 13:39

    Ka qenë një djalë i ri që ka parandaluar ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të diele në kryeqytet, ku një person me makinë ka thyer barrierat nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh duke rrezikuar jetën e qytetarëve duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij.


    Në një deklarat për mediat, 22-vjeçari deklaroi sekishte shumë qytetarë përreth ndërsa ndërhyri për të siguruar jetën e tyre. Më tej ai e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist.

    Ai u shpreh se e pa të arsyeshme të ndërhynte me të dyja këmbet, duke ndaluar autorin.

    “Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist.

    Nuk e di çfarë po mendonte ai njeri, por mu duke e rrezikshme mënyra si po ecte mes njerëzve. Më pas unë e pashë të arsyeshme të ndërhyja. Jam marrë gjithë jetën me stërvitje dhe nuk e kisha problem ndërhyrjen”, tha 22-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!