×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hidhet shorti në KQZ, si renditen partitë në fletën e votimit

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 17:45

    Është hedhur pasditen e sotme shorti për renditjen e partive në fletën e votimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


    Deri më tani bëhet me dije se:

    Partia Socialdemokrate renditet e para në fletën e votimit

    Balli Kombëtar i dyti

    Lëvizja Demokratike Shqiptare e treta

    Bindja Demokratike e katërta

    AOKBPEK e pesta

    LSI e gjashta

    Nisma Thurje e shtata

    Partia Lëvizja e Re e teta

    Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim e nënta

    Partia Aleanca Demokracia e Re e dhjeta

    Lëvizja për Ndryshim e njëmbëdhjeta

    Partia Socialiste e dymbëdhjeta

    Kujtojmë që jemi thuajse 40 ditë para zgjedhjeve elektorale. Teksa partitë politike kanë nisur fushatën e tyre, KQZ ka konfirmuar listat e kandidatëve për deputetë të çdo force politike të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!