×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Histori që ngjajnë me skenarë filmash, ja 12 vrasjet më monstruoze që tronditën Shqipërinë

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 13:59

    Vrasja e Eglantina Bucit ishte një prej krimeve më të rënda të viteve të fundit, e cilësuar e tilla për nga mënyra, fshehja e krimit, hetimi prej 8 vjetësh e deri tek arrestimi, apo ngritja e akuzës për babanë, Faik Buci dhe vëllanë e saj Shkëlzenin.


    Pas rënies së diktaturës dhe hapjes me vendet e tjera Shqipëria është përballur me shumë probleme të cilat më parë kanë qenë të panjohura dhe për të cilat Shqipërisë i duhej që t’i përshtatej.

    Një ndër problemet është pikërisht dhe përshtatja e mentalitetit të “vjetër” shqiptar me mentalitetet koherente të vendeve të tjera. Dhe pikërisht për këtë problem pasojat kanë qenë të mëdha.

    Përditë në Shqipëri dëgjohen vrasje të këtij lloji apo të ngjashme, të cilat në shumë vende të Europës mund të duken si çudira por në Shqipëri janë bërë një problem thelbësor i shoqërisë. Vendimet e gjykatave në lidhje me këto vrasje nuk mund ta parandalojnë këtë fenomen, por duhet sensibilizuar e gjithë shoqëria e sidomos ajo pjesë e shoqërisë që në Shqipëri jeton në zonat më të prapambetura se realiteti është krejt ndryshe nga mentaliteti që dominon në Shqipëri.

    Por, në Shqipëri në thuajse këto tre dekada kanë ndodhur krime nga më monstruozet, të denja për skenë filmash, apo subjekte romanesh. Ndonëse vrasjet janë mbi 6 mijë në 3 dekada, janë shumë krime ndër më të rëndat e që nuk është pak të thuash monstruoze.

    Duke lexuar këto krime kuptojmë shumë se as varfëria, as qeveria, as media e as kush tjetër nuk i ka fajin shoqërisë shqiptare të kryejë vrasje në kufijtë e një çmendurie. Motivet e krimeve janë të ndryshme, por 10 krimet më monstruoze në 10 vitet e fundit.

    Maj 2010/ Ekzekutohet me armë zjarri në 19-vjeçare në ambientet e një shkolle të mesme në Elbasan. Sipas policisë autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

    MARS 2011/ Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

    MARS 2011/ Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Mendohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje.

    1 KORRIK 2011/Në Tiranë ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen dyshohet martesa e mos aprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.

    TETOR 2012/ Në Xhafzotaj të Durrësit një 80-vjeçar masakron duke i prerë kokën një vajze studente 18 vjeç, e cila ishte shtatzënë me të. Sipas hetimeve turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza t’i kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

    SHKURT 2013/ Në Levan të Fierit një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten. Dhe si në çdo rast të tillë, dosja mbyllet.

    MARS 2013/ Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe që dyshohet se kishte vrarë një fëmijë tjetër.

    MARS 2014/ Në Lecco të Italisë, një nënë shqiptare, Edlira Dobrushi, vret tre vajzat e saj 3,10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar i cili ishte kthyer në Shqipëri. Ja i godet 90 herw me thikë.

    MARS 2014/ Në Kurbin një nënë 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka pasur si motiv për ta penguar vajzën të shkojë në ekskursion me klasën, por edhe për një lidhje dashurie të saj.

    MAJ 2014/ Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte I ati ka sjellë reagimin e tij duke e ekzekutuar.

    GUSHT 2016/ Një i sëmurë mendor në Himarë vret dhe më pas i pret kokën një fëmije 12 vjeç të cilin e kishte kushëri. Fëmija kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet.

    DHJETOR 2016/ Naum Toshi 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!