×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb betejën me Covid punonjësi i OSSHE-së

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 8:16

    Shumicën e rasteve më të rrezikuar nga Covid janë të moshuarit, por nuk mungojnë as rastet kur edhe të rinj nuk e fitojnë dot betejën me koronavirusin.


    Punonjësi i OSSHE-së, Artur Doçi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid.

    Lajmi është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

    “Sapo na la nga covidi poshter nje djale fisnik, nje mik i shtrenjtë, nje familjar model, nje burrë Kukesi me zemër te madhe që të rrallë i ka shokët. Na preve krahet o shoku yne i mirë. Zoti te deshi per vete ne qiell. Si ne ketë foto do te mbaj mend gjjthmonë. Te qoftë dheu i lehtë Artur Doçi. Stafi i DKRH OSHEE sot humbi djalin me te mire. U prehsh ne paqe miku im Artur Doçi”- shkruan miku i tij, Paulin Ndreu, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme detare në mediat sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!