×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb jetën nga COVID-19 31-vjeçari nga Elbasani

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 10:25

    Një 31 vjeçar i infektuar me Covid ka humbur jetën në Elbasan.


    Bëhet me dije se 31 vjeçari i cili ishte infektuar me Covid, ka qenë i shtruar prej ditësh tek Shefqet Ndroqi, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me Covid.

    Gjatë të martes, janë regjistruar 801 raste të reja, shifër më e lartë se një ditë më parë, ndërkohë që është rritur edhe numri i viktimave.

    15 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin që ka goditur më së shumti moshën e tretë.

    Ndërkohë, mbetet tejet i lartë numri i personave të shtruar në spitale, duke arritur në 558 persona, shifër kjo shumë më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!