Misioni i NATO-s në Letoni ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social në shenjë nderimit për humbjen tragjike të major Klodian Tanushit, ushtarit të dytë shqiptar që vdiq pas humbjes së nëntetares Zarife Hasanaj, si pasojë e shpërthimit të një mine.
baNATO shkruan në postim se humbja e major Tanushit ditën e djeshme ishte një dhimbje e madhe, se për Aleancën ka vdekur një “vëlla nën armë”.
NATO i ka shprehur ngushëllimet familjes së majorit Klodian Tanushi, për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, NATO shprehet se vdekja e tij është një dhimbje e madhe.
“Është dhimbje e madhe që dje ndërroi jetë Major Klodian Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodian Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që i mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet,”-shkruhet në postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.