×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humbën në Theth, gjenden pas disa orësh turistët anglezë

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 18:54

    Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme humbën komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore.


    Ata kërkuan ndihmën e policisë, e cila u erdhi në ndihmë.

    Pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

    Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës, për sensibilizimin, angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku së bashku u kanë ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes së rrugës apo kontakteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!