×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Humbën rrugën në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen dy turistë gjermanë

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 21:29

    Dy turistë gjermanë, nënë e bir, janë shpëtuar me sukses nga forcat e Policisë së Tiranës dhe Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë, pasi kishin humbur rrugën gjatë një eksplorimi në zonën e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”.

    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 morën menjëherë masa sapo u njoftuan për rastin, duke organizuar kërkimet në bashkëpunim me njësitë speciale të terrenit.

    Pas disa orësh kërkimi, të dy turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

    Turistët shprehën mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe profesional të strukturave të Policisë dhe njësive mbështetëse, duke vlerësuar ndihmën e ofruar në një situatë të vështirë.

    Policia e Tiranës theksoi se mbetet tërësisht e angazhuar për sigurinë e turistëve dhe ftoi qytetarët dhe vizitorët që për çdo nevojë të kontaktojnë numrin emergjent 112, i cili ofrohet pa pagesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!