×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humbi jetën mes flakëve tek magazina, Rama vizitë në familjen e heroit 32-vjeçar Arjan Sala

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 11:10

    Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme ka qenë në familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë një qendre tregtare tek mbikalimi i Kamzës.


    Rama ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit, dy ditë pasi qeveria vendosi ta shpallë “Dëshmor të Atdheut” të riun i cili dha jetën pasi shpëtoi punonjësit e tjerë dhe u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri.

    Trupi i pajetë i të riut u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!