×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri: Ndryshon ora policore, hiqen maskat

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 8:59

    Këtë të martë (1qershor) hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër Covid 19, të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.


    Duke u nisur nga përmirësimi i stuatës epidemiologjike në vend, katër ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lehtësojë masat kufizuese.

    Kështu që, duke nisur nga sot hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Por, mbajtja e saj do të jetë ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.Gjithashtu zgjatet edhe ora policore.

    Ora policore do të nisë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Ndërsa duke nisur nga 1 korriku, një muaj më vonë, ora policore do të nisë në orën 00:00 e do të përfundojë në orën 06:00.

    Masat e reja nga data sot:

    – Hiqet detyrimi për mbajtjen e masakës në ambiente të hapura;

    – Maska e detyrueshme ne ambiente të mbyllura dhe transportin publik;

    – Rekomandohet mbajtja e saj në vende ku ka grumbullime;

    – Ora policore zgjatet me 1 orë, nga ora 22.00 në orën 23.00;

    – Diskot mbeten të mbyllura;

    – Muzika e ndaluar pas orës 22.00.

    Nga 15 Qershori:

    – Lejohen grumbullimet nga 10 persona që ishte, në 50 persona, por duke respektuar masat.

    Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi dhe disa masa të reja që do të merren nga data 1 korrik nëse situata vazhdon të jetë në përmirësim. Një lajm i mirë për tifozët, do të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.

    Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik 2021 (*nëse situata përmirësohet)

    – Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit;

    – Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat;

    – Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00;

    – Diskot mbeten të mbyllura;

    – Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!