Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga masa e “arrestit në shtëpi” Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është i pandehur në dosjen “Partizani”.
Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe ishte vendosur më herët në masë sigurie të formës “arrest në shtëpi”. Pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, gjykata vendosi të zbusë masën e sigurisë.
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani” dhe më 30 qershor ishte caktuar të mbahej seanca e parë, e cila dështoi.
Si arsye për shtyrjen e seancës shërbeu mosmarrja dijeni e kreut të partisë demokratike, Sali Berisha, i cili mungoi në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Brenda gjykatës, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi tha se fletëthirrjen e kishte firmosur ai, por pranoi se nuk e kishte njoftuar ish- kryeministrin.
“Njoftimi për z. Berisha ka ardhur të premten dhe ne shikojmë që në këtë moment shteti bën farsë – politika e kishte njoftimin që para dy javësh, por zgjodhi ta bëjë të premten.Policia ka gënjyer dhe ka sjellë vetëm 3 ditë para. Sipas Kodit të Procedurës, duhet ta sillte 10 ditë para”, tha Malltezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.