×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I kërkuari për narkotikë nga Italia arrestohet në Lezhë

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 17:40

    Një 24-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë për llogari të drejtësisë italiane.


    Policia arrestoi shtetasin me iniciale K.M, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Monzes në Itali ka caktuar në maj 2019 masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushën e narkotikëve parashikuar në nenet 73,110 dhe 112 të kodit penal italian.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!