×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I merr varësen me forcë dhe e dhunon një grua, shpallet në kërkim autori

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 23:37

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme.


    Një person i ka vjedhur varësen me forcë një gruaje e cila po kalonte në vendin e njohur si “Lëndina e Lotëve”.

    Burime bëjnë me dije për gazetaren Ledjona Xheladinaj se agresori ka dhunuar gruan dhe më pas është larguar me shpejtësi.

    Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. /mv. abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!