×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I moshuari abuzon seksualisht me djalin e mitur në Tiranë

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 22:39

    Pas rastit të djeshëm të përdhunimit të një të miture 10-vjeçare në një fshat të Fierit nga një 67- vjeçar në kotecin e pulave, sot emisioni “Stop” ka publikuar një tjetër rast abuzimi, i cili është regjistruar në mes të Tiranës dhe në sy të të gjithë kalimtarëve.


    Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet. Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.

    I moshuari, i cili shfaqet duke abuzuar seksualisht me të miturin në mes të Tiranës është lehtësisht i identifikueshëm edhe nga fotot e publikuara, transmeton bw.

    Aktin e turpshëm i moshuari duket se e kryen pa qenë fare i shqetësuar edhe pse zona ku po ngacmonte seksualisht të miturin kishte lëvizje të konsiderueshme qytetarësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!