Tashmë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i etiketuar si njeriu që zbërtheu grupin e grabitësve të megagrabitjes në Rinas, Alkond Bnegasi është rrëfyer në polici.
“BalkanWeb” ka zbardhur dëshminë e dhënë prej tij në polici, se si pranoi të modifikonte furgonët më të cilët u krye grabitja.
Ai thotë se kanë qenë kushërinjtë e tij Klement dhe Eldi Çala ata që ia kanë kërkuar një gjë të tillë. Pranon se është takuar me Muratajn dhe dy persona të tjerë nga Kosova të cilët iu kanë doreëzuar gjatë pas një dreke edhe furgonët që do të modifikonin.
Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,- thotë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.