×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu në gjendje depresioni mbyllet në dhomë dhe plagos veten disa herë me thikë, policia rrethon banesën

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 8:59

    Një 30-vjeçar në Patos, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.


    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Naftëtari”.

    Shtetasi N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati ku ai banon, raporton “Ora”.

    Forcat të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

    Mësohet se policia po negocion me 30-vjeçarin, i cili është mbyllur në banesë prej orës 6 të kësaj të enjteje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!