Janë publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit më të rrezikshëm në Ekuador, Nezdet Vokshi.
I rrethuar nga policë të armatosur dhe me pranga në duar, duket momenti kur 55-vjeçari shqiptar shoqërohet për në komisariat.
Vokshi kërkohej nga Interpoli për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Pas informacioneve që mori në rrugë operative se shqiptari jetonte në një fshat të Guajakil, policia arriti të kapte Vokshin.
Vokshi u arrestua pranë një karburanti teksa po udhëtonte për në shtëpi me makinën e tij Ford. Ai pritet të ekstradohet në Holandë.
55-vjeçari ishte regjistruar zyrtarisht si tregtar i fruta-perimeve, dhe u vu në shenjën e kuqe të Interpolit disa javë më parë si i dyshuar për trafik kokaine. Ky nuk është arrestimi i parë i Nezdet Vokshit – ai është vendosur në pranga në Peru në vitin 2012 me kërkesë të autoriteteve belge, por atëherë u arratis me familjen në Ekuador përpara se të mund të ekstradohej në Belgjikë.
Ai gjithashtu supozohet të jetë ende duke vuajtur dënimin në mungesë për kontrabandë kokaine të dhënë në vitin 2011, kur ishte përfshirë në importin e 400 kilogramëve kokainë përmes portit të Antwerpen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.