×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I thërrisnin “Jetimi” – Si humbi jetën disa vite më parë babai i 20 vjeçarit që u vra në Velipojë

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 8:28

    “Jetimi” e thërrisnin të gjithë të riun Myzerim Zeneli që humbi jetën në Velipojë gjatë sherrit për shezlongët.


    Babai i 20 vjeçarit kishte humbur jetën disa vite më parë, edhe ai në mënyrë tragjike duke u mbytyr në Lumin Drin dhe duke lënë jetim të birin e tij që humbi jetën ditën e parë të punës.

    I riu humbi jetën si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, ku mbetën të vdekur edhe Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj. 20 vjeçari sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës si ndihmës kuzhinier në hotelin ku ndodhi ngjarja.

    Në rrjet po qarkullon edhe fotoja e të rut i veshur si kuzhinier, ëndrra e tij që u ndërpre sapo nisi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!