×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I zhvati 1 milion e 600 mijë lekë 45 vjeçares përmes mashtrimit, shpallet në kërkim një grua në Tiranë

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 11:14

    Në policinë e Tiranës ka mbërritur një denoncim nga një 45-vjeçare, pasi e kanë mashtruar duke i marrë 1 milion e 600 mijë lekë (të vjetra).


    Ajo ka thënë në polici se një grua i kishte shkuar në banesë dhe përmes mashtrimit i kishte marrë paratë.

    Akoma nuk dihet se si ka arritur që ti marrë shumën e parave gruaja, e cila nuk është identifikuar ende.

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e saj.

    “Më datë 20.03.2021, shtetësja L. T., 45 vjeçe, kallzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 160.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”,- thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!