×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ilir Meta nënshkruan në shesh dekretin për shpërndarjen e Parlamentit

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 18:45

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ai që kthen në Parlament ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te noteri.


    Duke e konsideruar antikushtetues ligjin, Meta tha se do të firmosë dekretin që e kthen atë në “Parlamentin puçist”.

    Ai tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Ai tha se do ta bëjë këtë më pas.

    “Jam i lumtur se kushtetuta e popullit ka sot në këtë shesh popullin e kushtetutës. Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. kush është pro ju lutem të ngre dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. (Brohorima nga turma). Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta teksa u ul në një tryezë vendosur në podiumin ku u mbajtën fjalimet, dhe vuri firmën mbi dekret.

     

    https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/281911042781620/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!