×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ilir Meta: Për Monikën me iku interesi qëkur me gënjeu për djegien e mandateve

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 23:22

    Presidenti Ilir Meta tha se interesi i tij është vetëm Kushtetuta, ndërsa u pyet se a e përjashton mundësinë e një koalicioni të LSI-së me Ramën në vitin 2021.


    Në emisionin “Opinon”, Presidenti u shpreh se për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka rënë interesi që kur “la mandatet duke më gënjyer”.

    “Zero interes, interesi im është vetëm kushtetuta, madje për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatet duke më gënjyer mua, por mesazhin që i kam dërguar Monikës dhe Petrit Vasil, do ta tregoj siç tregova atë të Ramës”, tha Meta.

    Në lidhje me manifestimin e 2 marsit, Kreu i Shtetit theksoi se i vetmi shqetësim  është menaxhimi i shqiptarëve që do t’i bashkohen.

    “Kemi vetëm një shqetësim si do ja bëjmë të menaxhojmë gjithë atë përkrahje të jashtëzakonshme që populli shqiptarë do t’i japi të ardhmes europian e të Shqipërisë, që sot është në pikëpyetje dhe rrezikon ta kthejë vendin 30 vite prapa”, deklaroi Presidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!