×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ilir Meta përplaset me policinë, futet me forcë në zyrat e FRD-së: Hiqni duart ose ju çoj në burg

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 13:07

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.


    Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkuar në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.

    Abcnews.al se njofton se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

    Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.

    Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.

    Vendimi për të ndërhyrë vjen pak ditë pasi FRD u largua nga koalicioni me PS për t’iu bashkuar listës së Partisë Demokratike.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!