“Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të “Rrugës së Kavajës”, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bezdiste tashmë prej tre vitesh.
Kalaja tregon se gruaja e bezdiste vazhdimisht në telefon, pavarësisht se ky i fundit i kishte thënë se ishte Imam.
Por kur ka parë që gruaja me inicialet R.V ka vazhduar t’i shkruajë ngado, imami i është drejtuar policisë dhe e ka kallëzuar.
Një burim për Top Channel tregoi se imami i është drejtuar komisariatit numër 3 dhe ka denoncuar pas reagimit të 41 vjeçares e cila e ka kërcënuar duke i thënë se kjo gjë do t’i kushtonte kokën.
Imami thotë në kallëzim se nuk e njeh gruan që i shkruan dhe se ja ka bllokuar të gjitha numrat, por ajo më pas i ka shkruar në messenger./TCH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.