Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar mbi incidentin dramatik të ndodhur në Sheshin Skënderbej, ku një makinë u fut mes njerëzve duke vënë në rrezik jetët e tyre me manovra të rrezikshme.
Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes si një 32-vjeçar, me inicialet A.M, i cili nga verifikimet që i janë bërë dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, këtij personi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
“Fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë atje, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.