×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektimi i efektivit të patrullës në Kukës, policët dhe ushtarët e testuar dalin negativ

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 15:40

    Sot në Kukës nuk u shënua asnjë rast i ri me COVID.


    25 mostrat e fundit të marra tek të afërmit e policëve infektuar si dhe grupit të ushtarakëve që kanë shërbyer bashkë në patrullat në qytetin e Kukësit për monitorimin e respektimit të masave nga qytetarët kundër përhapjes së koronavirusit janë konfirmuar të gjitha negative.

    Aktualisht në Kukës janë 18 raste, prej tyre 6 efektivë policie në gjendje shëndetësore stabile deri më tani.

    Ndërkohë janë shëruar edhe 5 punonjësit e personelit shëndetësor të spitalit të Kukësit të infektuar më herët.

    Në gjendje të qëndrueshme shëndetësore janë edhe të afërmit e tyre. Rasti i parë me covid 19 në qytetin e Kukësit u shënua me 14 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!