Katër pacientë që trajtoheshin në spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinçi” janë infektuar me COVID.
Mësohet se pacientët ishin të shtruar prej vitesh në këtë spital, ndërsa raportohet se një prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës.
Ndërkohë është karantinuar i gjithë stafi mjekësor dhe i kujdestarëve, deri në mbërritjen e rezultateve tamponit.
Infektimi me coronavirus ka ardhur nga jashtë spitalit prej stafit, për shkak se të sëmurët prej vitesh nuk dilnin nga rrethimi i spitalit.
Numri i stafit të karantinuar është rreth 25 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.