Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kushi shkruan se aktualisht është karantinuar dhe po vijon punën nga shtëpia. Ndër të tjera ministrja iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe protokollet në fuqi, për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kushi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.