×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Irritohet pushuesi kosovar në Durrës: Lokalet vendosin flamurin e Serbisë, por jo të Kosovës

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 9:52

    Pushuesit kosovarë në Shqipëri po vazhdojnë me ankesat e tyre për trajtimin që po u bëhet nga stafi i bizneseve private afër zonave të plazhit.


    Një nga ta është shprehur i indinjuar me atë që ka parë në një restaurant në plazhin e Durrësit.

    Ai ka dërguar për lajmi.net një video ku shihet se në mesin e flamujve të vendosur aty nga stafi i restuarantit, është flamuri serb.

    Por, siç thotë ai, nuk është vendosur ai i Kosovës.

    “Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe ai i Kosovës jo, atëherë nuk po muj me e kuptu a jom në Shqipëri a jo”, ka shkruajtur ai.

    Edhe ditë më parë në mediat kosovare u raportua për një incident të ngjashëm ku në këtë zonë të plazhit u shfaqën shkrime kundër Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!