×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish deputeti i PD-së publikon videon e qytetarit: Ka votuar dy herë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 17:08

    Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka denoncuar faktin se, sipas tij, po votohet dy herë nga i njëjti person, në zgjedhjet vendore që po mbahen sot në vend.


    Në Facebook, ai ka shpërndarë videon e një qytetari, i cili pranon se ka votuar dy herë në Cërrik, ndërsa tregon edhe gishtat e shënjuar.

    Postimi i plotë:

    Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!

    Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë.

    Personi ka votuar në Cërrik.

    Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.

    Kur ky është futur dy herë,

    po të tjerët?!!!

    Partiakët, militantët, të fortët?!

    Po mbushja e kutive në fund?!

    Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODIHR

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!