×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-presidenti Bill Clinton raportohet se do të vijë në Shqipëri më 4 korrik

    Reporteri
    30 Qershor 2023 | 12:48

    Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, pritet të vijë në Shqipëri, ku do të festojë në vendin tonë 4 Korrikun, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kjo vizitë u komentua edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili tha se Clinton vjen në Shqipëri si një hero kombëtar.

    “Kurdo që të vijë në Shqipëri, ai vjen si një hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës. Ai është gdhendur në memorien e këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj. Në emër të PD, unë i uroj mirëseardhjen”, tha Berisha.

    William Jefferson Clinton, lindi më 19 gusht 1946 dhe shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1993 deri në vitin 2001. Gjatë kohës kur Clinton ishte në detyrë u kryen edhe sulmet e NATO-s në Serbi të cilat i hapën rrugë pavarësisë së Kosovës./A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!