Katër persona janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas, gjatë një aksioni që ka nisur që prej pasdites së dielë në Elbasan. Ndërsa sot policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në këtë qytet.
Burime nga Policia e Shtetit dhe nga prokuroria kanë konfirmuar për RTV Ora se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale F.Beqiraj, A.Bengasi, R.Sula dhe Saimir Çela.
Këta shtetas janë evidentuar nga provat e mbledhura prej grupit hetimor në lidhje me modifikimin e makinave që kanë përdorur grabitësit në datën 9 prill gjatë vjedhjes së parave në pistën e aeroportit të Rinasit.
Të dielën policia kontrolloi edhe një servis në rrugën e Metalurgjikut në Elbasan ku dyshohet se janë modifikuar automjetet e përdorura në grabitje dhe furgoni me mbishkrimin “hetimi tatimor”.
Burime nga policia kanë pohuar se ditën e sotme pritet publikimi I një deklarate në lidhje me hetimet për grabitjen në Rinas dhe ndalimin e personave të dyshuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.