Jahti i Miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, është rikthyer sërish në Sarandë.
Ky jaht i ‘pagëzuar’ me emrin ‘Saling Jaht A’ është hera e tretë që ankorohet pranë portit të Sarandës.
Mësohet se Jahti superluksoz ose siç njihet ndryshe si më i madhi në botë, nuk ka ardhur për turizëm në Sarandë, por për tu furnizuar me karburant.
Nafta miliarderit rus i shitet pa taksa e përkthyer në shifra për një litër naftë paguan 60 lekë, ndryshe nga çmimi mesatar në vendin tonë 160 lek për litër. Po ashtu mësohet se jahti luksoz është furnizuar me të paktën 700 ton naftë.
Jahti është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton.
Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.