Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku meshkuj në moshë ngacmojnë seksualisht vajzat minorene, ku jo në pak raste edhe abuzojnë seksualisht me to.
Këtë herë pedofili nuk e kishte më emrin Fazli, si ai mësuesi nga Kosova që tashmë është në burg, por Kristiani nga Lezha, i cili edhe ky ra në kurthin e “Kejsit” të Piranjave, mbas së cilës qëndron një superagjentja Aida Topalli.
Njësoj si dhe në rastin e parë edhe këtë herë ka shërbyer profili fals me emrin “Kejsi” që pedofili i radhës të bjerë në grackë.
Në video gjatë bisedës mes agjentes së “Piranjave” dhe pedofilit dëgjohet teksa ky i fundit jo vetëm i jep leksione mbi seksin, por i bënë dhe një fizionomi të plotë trupit të vajzës së “mitur” që ka përballë. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.