Palët politike në Tryezën për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord në parim për ndryshimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.
Deri sot parashikohej që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore të zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 14 marsi deri në 30 qershor ose nga 15 shtatori deri në 30 nëntor.
Gazetari i Ora News, Everest Dedaj raporton se ka pasur propozim që kjo periudhë të shtrihet: nga 15 prill deri në 15 maj ose 1 tetor deri në 31 tetor dhe se palët janë në prag të një dakordësimi për periudhën 15 prill – 15 maj.
Sipas anëtarëve të Tryezës së Reformës Zgjedhore, mbajtja e zgjedhjeve në muajin qershor ka ndikuar negativisht sa i përket procesit të turizmit.
Nëse zgjedhje parlamentare të 2021 do të mbaheshin në fund të qershorit, pritet që me këtë propozim të jenë mes periudhës 15 prill-15 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.