×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kamera e sigurisë zbulon vrasësit e policit 26 vjeçar në Shqipëri

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 13:35

    Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e efektivit të policisë Xhuljano Prela. Nga kontrolli i kamera të sigurisë polica ka mundur të identifikoje automjetin dhe autorët e kësaj ngjarjes.


    Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush.

    Bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave. Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, deri tani dyshimet janë se ka patur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një të afërm të tij./T Ch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!