Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Të plagosurit me iniciale S.K., H.K., dhe E. K., pasagjerë në Benz, u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Ngjarja ndodhi në fshatin Papër ku kamioni me drejtues maqedonasin me iniciale H.F., banues në Tetovë u përplas me “Benzin”, me drejtues shtetasin me iniciale M.K., banues Laknas, Tiranë,”-raportoi policia, raporton oranews.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.