Një kanal ku shkarkohen ujërat e zeza, vitet e fundit është kthyer në problemin më shqetësues për banorët e lagjes nr.13 , pranë zonës së Plazhit në Durrës.
Denoncimi u bë nga banorët e zonës në “BOOM”, të cilët kërkuan nga institucionet vendore që të merren masa.
Ata u shprehën të shqetësuar duke pohuar se situata është bërë e padurueshme, pasi në çdo kohë, ky kanal, përveç erës së pakëndshme, tërheq edhe insekte, sidomos gjatë verës.
Banorët u shprehën se kanë trokitur disa herë në dyert e institucioneve, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
“Kanali është kthyer në gropë, nuk ka shkarkim, nuk ka grykëderdhje. Nuk guxojmë të hapim dritaret, mushkonjat na mbysin. Na thonë që do ta rregullojmë, por nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë”, shprehen banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.