Një ditë para çeljes së fushatës zgjedhore, situata ka filluar të tensionohet në qytetin e Durrësit.
Kandidatja e LSI për Durrësin, Elona Guri është konfliktuar mesditën e sotme me një person të identifikuar me inicialet Ç.K.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur sherri, duke shoqëruar Gurin dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.
“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.