×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kanosi me armë policin e shqiponjave, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 11:18

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Orges Bilbilin.


    Mësohet se vendimi është dhënë dje nga gjyqtarja Shefkie Demiraj ndërsa ai u cilësua fajtor për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë. Bilbili po gjykohet ndërkohë nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjës.

    Kujtojmë se Orges Bilbili u bë shkak për një përplasje me armë më 10 prill të 2020, kur për pasojë mbeti i plagosur ai vetë dhe një vajzë 30 vjeçare.

    Pasi nuk iu bind kërkesës së një efektivi të forcave “Shqiponja” për të treguar lejen e daljes meqë vendi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë, Bilbili ka vrapuar duke i drejtuar pistoletën policit, i cili i bëri thirrje disa herë që të dorëzohej.

    Duke parë refuzimin e tij si përballë rrezikut për jetën, polici ka qëlluar duke e plagosur Bilbilin në këmbë, ndërsa një plumb që ka bërë rikoshetë ka kapur edhe një vajzë që po kalonte aty pranë. Pas të shtënave ai mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa pak sekonda më pas u arrestua nga efektivë të tjerë të policisë.

    Ndërkohë policia është e bindur se Orges Bilbili është një nga tre autorët e dyshuar të disa vrasjeve të pamëshirshme që vitet e fundit kanë terrorizuar banorët e qytetit të Lushnjës.

    Së bashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin, të njohur nga policia, Orgesi dyshohet të jetë përfshirë në një seri vrasjesh, të ardhura si kundërpërgjigje ndaj krimeve të bandës së Lushnjës, që dikur drejtohej nga Alfred Shkurti.

    Dyshohet se në “masakrën e Lushnjes”, Bilbili, Kaloshi dhe Haxhiu synonin të vrisnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, dhe u plagos pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

    Gjithashtu, është gjetur fajtor nga gjykata pas përfshirjes në ngjarjen e vjetër të 10 majit 2014, kur në rërën e Divjakës ngeci një avion i drejtuar nga italiani Xhorxhio Riformato, me anë të të cilit do të transportohej një sasi marijuane në drejtim të Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!