Udhëtarët e linjës Tiranë – Bergamo janë duke pritur akoma për t’u nisur, pasi avioni i tyre ende gjendet në pistën e Aeroportit të Rinasit.
Edhe pse në biletë shënohej se nisja bëhet në orën 14.15 minuta, kanë kaluar mbi 8 orë dhe ata akoma nuk kanë hipur në avion. Një prej pasagjerëve shprehet se në këto momente, janë duke i dërguar me autobus për te avioni, raporton “Balkanweb”.
Pasagjeri thotë se njerëzit po presin gjatë gjithë ditës. Në mesin e tyre ka gra, fëmijë dhe të moshuar. Ndërsa, në darkë iu është komunikuar se vonesa lidhet me motin e paqëndrueshëm.
Sipas pasagjerit që ka dërguar fotot, fluturimi i tyre nuk po realizohet, edhe pse në pistë ulen e ngrihen avionë.
Vonesa e madhe ka bërë që pasagjerëve t’ju ofrohet dreka dhe darka. Pasagjeri shprehet se tashmë janë në avion, kur ora shënon thuajse 23.00 dhe kapiteni po pret përmirësimin e motit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.