Janë zbuluar informacione të reja nga droga e sekuestruar në Durrës. 200 pako me 200 kg kokainë në total dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar me banane në portin e Durrësit.
Sipas raportimeve, konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.
Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se destinacion ishte Kombinati, saktësisht firmën ”Massabi Fruit”, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me banane.
Ndërkohë zbulohet se konteineri kaloi fillimisht në skaner e më pas në kontroll fizik, teksa SPAK ka nën përgjim prej kohësh persona të ndryshëm e pronarë kompanish që mund të kenë lidhje me rrjetin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.