Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e qytetit të Parmës me akuzën e trafikut të drogës.
Në zotërim të tyre janë gjetur 8 kg kokainë e pastër.
Autoritetet e antidrogës italiane kanë arrestuar në flagrancë shqiptarët Lorand Maci e Eduart Cela të cilët trafikonin drogë të tipit kokainë.
Arrestimi i tyre u bë pas një aktiviteti investigativ i cili kishte vënë nën vëzhgim shqiptarin Lorand Maci i cili ishte dhe pronar i një picerie në qytetin e Parmës.
Lorand Maci ishte i njohur nga antidroga italiane pasi më vitin 2008 ishte arrestuar me 2 kg kokainë. Përgjimet e autoriteteve italiane zbardhën se 2 shqiptarët frekuentonin shpesh një garazhd në përdorim të Lorand Macit. Në këtë garazhd u gjetën 8 kg kokainë e konfeksionuar në 8 pako.
Në automjetin tip Fiat 500 në përdorim të Eduart Çelës u gjetën gjithashtu vende të modifikuar enkas për fshehjen e transportimin e drogës.
Dy shqiptarët ndodhen në arrest në burg në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.