×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Kapen shkodranët që transportonin emigrantë me makina luksoze

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 11:36

    Policia ka prangosur këtë të shtunë tre shtetas nga Shkodra, të cilët po transportonin përmes dy makinave 9 emigrantë ilegalë kundrejt pagesës. E ‘veçanta’ e operacioni policor ‘perimetri’ ishte fakti se shkodranët po i transportonin emigrantët me fuoristrada luksi, si një mënyrë për të mos ‘i rënë në sy’ policisë.


    “Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, u bë kapja e shtetasve: L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër.

    Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volksëagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

    Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.-njoftoi policia.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!