×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet në Frankfurt shqiptari, ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 16:51

    Pasi personi në fjalë kishte vuajtur tashmë një pjesë të dënimit, ai ishte liruar me kusht në nëntor të vitit 2017 dhe pastaj ishte hedhur në ilegalitet.

    Hetuesit e Policisë Federale kanë arrestuar një person të kërkuar si vrasës për të cilin ishte ngritur një urdhër arresti ndërkombëtar.

    Arrestimi është bërë në aeroportin e Frankfurtit, sipas një njoftimi për shtyp të policisë, të publikuar të martën.

    Prangat kanë rënë kur 42-vjeçari shqiptar po donte të nisej për në Stamboll pasditen e 1 janarit.

    Siç thuhet më tutje në komunikatë, organet ligjzbatuese shqiptare e kishin shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

    Ai akuzohet për vrasjen e një oficeri të lartë policie në Shqipëri së bashku me babain e tij, në gusht të vitit 2000.

    Pasi personi në fjalë kishte vuajtur tashmë një pjesë të dënimit, ai ishte liruar me kusht në nëntor të vitit 2017 dhe pastaj ishte hedhur në ilegalitet, transmeton albinfo.ch.

    42 vjeçari tashmë pret në burgun gjerman për t’u ekstraduar pranë autoriteteve shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!