×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapshticë nga Greqia hyjnë vetëm këmbësorë dhe kamionë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 15:20

    Nga sot dhe në vazhdim, nga Greqia në drejtim të vendit tonë mund të hyjnë në kufirin e Kapshticës vetëm pasagjerë dhe mjete të tonazhit të rëndë.


    Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet kufitare greke, që njoftojnë se orari i hapjes së pikës kufitare do të jetë ai 06:00 deri në 22:00.

    Ndërsa autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Hyrja për në shtetin grek nga Shqipëria ndërkohë mbetet e mbyllur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!